Vaji i Eukaliptit prodhohet nga gjethet e pemëve të eukaliptit. Pema i përket familjes së bimëve Myrtaceae, e cila rritet në Australi, Tasmani dhe ishujt përreth. Ka më shumë se 500 lloje eukalipi por vaji esencial nga Eucalyptus salicifolia dhe Eucalyptus globulus shfrytëzohen për efektet e tyre mjekësore.
Disa nga benefitet e vajit të eukaliptusit
- Ndihmon në përshpejtimin e shërimit të infeksioneve të mushkrive dhe të frymëmarrjes: Vaji i eukaliptit ka veti antimikrobiale që mund të ndihmojë në luftën kundër baktereve, virusëve dhe kërpudhave që shkaktojnë sëmundje të mushkrive.
- Përshpejton shërimin e plagëve dhe skuqjeve të lëkurës: Vaji i eukaliptit ka veti anti-inflamatore dhe antimikrobiale që mund të ndihmojnë në shërimit e plagëve dhe skuqjeve të lëkurës.
- Mund të ulë inflamacionin e muskujve dhe nyjeve: Përdorimi i vajit të eukaliptit në masazh mund të ndihmojë në uljen e dhimbjes dhe inflamacionit të muskujve dhe nyjeve.
- Ndihmon në largimin e insektëve: Aroma e eukaliptit është një repelent natyral i insektëve, kështu që vaji i eukaliptit mund të përdoret për të mbrojtur kundër mushkonjave, dhe insekteve të tjera.
- Aroma e eukaliptit ka efekte relaksuese, kështu që përdorimi i vajit të eukaliptit në aromaterapi mund të ndihmojë në zbutjen e tensionit dhe stresit.
- Vaji i eukaliptit është një nga vajrat me efektivë për kollën sepse funksionon si një ekspektorant (nxjerrës i sekrecioneve), pastrues i trupit nga mikoorganizmat dhe toksinat që nxisin kollën dhe ndjenjën e lodhjes. Eukalipti ndihmon në lehtësimin e frymëmarrjes kur keni vështirësi, i keni hundët e bllokuara.
Porosite direkt në website www.herbalpower.al në instagram herbalpower.al ose whatsapp duke klikuar linkun!