Kujdes! Nëse nuk e përdorni kështu vajin e kokosit po bëni dicka gabim

Kujdes! Nëse nuk e përdorni kështu vajin e kokosit po bëni dicka gabim

‘’Vaji i kokosit është unik sepse është i ngjashëm me strukturën natyrale lipide të flokëve dhe mund të depërtojë në flokë më shumë se vajrat e tjerë”, thotë Leo Izquierdo i IGK Hair Care, një markë që përdor vaj kokosi në Good House Keeping. 

Por si cdo produkt tjetër edhe vaji i kokosit duhet përdorur sipas llojit të flokëve që keni.

Më poshtë po ju tregojmë sesi ta aplikoni në mënyrën e duhur për rezultate të shpejta:

Për flokë të thatë

Për të përgatitur një maskë për flokë të thatë që përmban vaj kokosi ju duhet:

  • 2 lugë gjelle. vaj ekstra i virgjër kokosi
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 vezë

Nëse vaji i kokosit nuk është në gjendje të lëngshme, duhet ta shkrini atë. Më pas rrihni vezën në një tas dhe bashkojeni me vajin e kokosit të nxehtë (por jo shumë të nxehtë!).Shtoni mjaltin dhe përzieni përsëri derisa masa të jetë konsistente.

Pasi t'i ndani flokët e pastër dhe të lagur në pjesë, masazhoni butësisht maskën e flokëve në secilën pjesë nga rrënja në majë. Sigurohuni që çdo pjesë të jetë e mbuluar në mënyrë të barabartë. Më pas, mbështillni flokët për 30 minuta.

Lani flokët dhe shpëlajini mirë më ujë. Ju mund të keni nevojë për dy ose tre shpëlarje për të larë plotësisht maskën.

 Për flokë të ashpër

Për këtë maskë flokësh me përfitim të dyfishtë, do t'ju duhet:

  • 2 lugë gjelle. vaj ekstra i virgjër kokosi
  • 1 lugë gjelle. uthull molle

Nëse vaji i kokosit nuk është në gjendje të lëngshme, ngroheni derisa të shkrihet. Më pas në një enë bashkojmë vajin me uthullën e mollës duke i përzier mirë.

Kur përzierja të jetë ftohur mjaftueshëm, aplikojeni maskën në flokë të thatë ose të lagur në pjesë, duke mbuluar në mënyrë të barabartë çdo seksion nga rrënja në majë. Lëreni të veprojë për 15 deri në 20 minuta, më pas shpëlajeni.

 Për flokë të dëmtuar

Vaji i kokosit në vetvete gjatë natës është i mirë për flokët e dëmtuar dhe jashtëzakonisht të thatë. Për hidratimin e thellë, gjithçka që nevojitet janë dy lugë gjelle vaj kokosi. Pasi të keni ngrohur butësisht vajin e kokosit (nëse nevojitet), aplikojeni në flokë të lagur ose të thatë siç është. Më pas, mbështillni flokët me një peshqir ose kapuc posacërisht për maskat dhe mbajini gjatë natës. (Ne rekomandojmë ta mbani maskën për të paktën shtatë orë.) Në mëngjes, lani flokët dhe shpëlajeni maskën.

Për të pasur rezultatet që dëshironi, efektive në një kohë shumë të shpejtë është e rëndësishme që të zgjidhni vajin e kokosit më të sigurt dhe 100% bimor.

 Porosite direkt në website www.herbalpower.al ose në instagram herbalpower.al

 

 

 

Back to blog